Në Kuvend u votua Ligji për mbështetje financiare prej 6.000 denarëve për kategoritë e rrezikuara qytetarësh. Me këtë, qytetarët do të marrin nga 6.000 denarë, mjete me të cilat do të mund të blejnë produkte vendase. Përveç prindërve të vetëm, me ligjin në fjalë, ndihmë do të marrin edhe pensionistët me pension mujor deri në 15.000 denarë dhe të papunët të cilët nuk kërkojnë punë. Pastaj, artistët dhe punëtorët e filmit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga familje sociale, si dhe fëmijët pa prindër. Qytetarët këto mjete do të mund t’i shfrytëzojnë deri më datën 25 të këtij muaji për të blerë produkte vendase.

