U takuan në Qeveri për Siniçanin, asnjë zhvillim në tejkalimin e problemit

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Pas bisedimeve triorëshe mes kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemali dhe kryeministrit Oliver Spasovski dhe disa ministrave të tjerë, marrëveshje për Siniçanin ende s’ka. Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, tha se në këtë takim janë dakorduar se bëhet fjalë për problem i cili do të zgjidhet vështirë dhe se nesër në mesditë do t’i vazhdojnë negociatat në hapësirat e Komunës së Bogovinës. 

Nga protesta direkt e në Qeveri. Kryetari i Bogovinës, Albon Xhemaili deklaroi se nesër bisedimet duhet t’i udhëheqin me kokë më të ftohtë, për ta zgjidhur problemin me ujin e pijshëm. Ai në këtë takim e ka shfrytëzuar rastin që ta pyesë ministrin Agim Nuhiu se pse ka dërguar polici këtu.

Dje, ministri Nuhiu në deklaratë për TV21 e akuzoi kryetarin Xhemaili se manipulon me banorët e Siniçanit, duke e fshehur paaftësinë e tij.

Protesta filloi para dy ditëve pasi banorët e fshatrave Urviç dhe Siniçan nuk janë dakord rreth ndërtimit të ujësjellësit.

TË NGJAJSHME