U shty gjykimi për rrahjen e Pednikovit në Ohër : “S’kam frikë të vijë në Maqedoni edhe pse kam shumë kërcënime”

TË FUNDIT

Fillimi i gjykimit për rrahjen e Hristijan Pednikovit në gjykatën e Ohrit u shty për shkak të provave të reja kundër të akuzuarit të 7-të, Ilija Spasevski, të cilat Prokuroria e Ohrit ia dha gjykatës.

Mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të studiuar provat, por pasi gjyqtari nuk e lejoi, avokatët e të pandehurit u larguan nga salla e gjyqit dhe seanca nuk mund të vazhdonte pa ta.

Rrahja ndodhi në janar të këtij viti. Pendikov që atëherë nuk u kthye në Maqedoni me pretekstin se ka frikë nga kërcënimet e shumta.

Pas daljes nga gjykata, Pendikov u ankua se kishte lëndime, por ndryshe nga pretendimet e tij të mëparshme se kishte frikë të kthehej në Maqedoni, ai tani tha se nuk ka frikë.

“Personalisht nuk kam frikë. Por nuk është ndjenjë e mirë të marrësh 20-30 kërcënime me vdekje me sharje, në Facebook, messenger, për t’i lexuar në komente, nuk është ndjejnë e mirë”, tha Hristijan Pendikov.

Ai dje ka dhënë deklaratë edhe në Prokurorinë e Ohrit, e cila po zhvillon procedurë edhe ndaj një banori të Manastirit dhe për shkak të rrahjes së tij.

Avokati i Pedikovit Stefan Kamisevski tha se klienti i tij është rrahur nga dy persona dhe kjo tregohet qartë në video materialet e dërguara si dëshmi, ndërsa dha tregoi se Pendikov tanimë është pajisur me nënshtetësi bullgare.

“Është e vërtetë ekziston edhe një sulmues tjetër duket edhe në vetë videon e cila ishte si dëshmi në seancën e kaluar këtu në gjykatë, ishte gjithçka evidente se janë dy persona ata që e rrahin të dëmtuarin. Do të vazhdojë procedura tani, me çfarë ritmi mbetet të shohim. Në çdo rast deklarimet e mbrojtjes deri më tani bien në ujë, sepse mbrojtja thoshte se Hristijan Pendikov nuk ka nënshtetësi bullgare, por ai tanimë e ka”, pohoi Stefan Kamisevski- avokat i Pedikovit. 

Avokati Dimitrija Coboski, i cili mbron të akuzuarin Spaseski, tha se është larguar nga salla e gjyqit sepse në një farë mënyre edhe gjykata është nën presion, duke konsideruar se seanca nuk është shtyrë edhe pse janë dorëzuar prova të reja që duan t’i studiojnë.

“Kjo mënyrë e lëshimit të seancës në fakt është revolt nuk dua të them por ja edhe gjykata si duket ka presion. Ndërsa ne kemi të drejtën bazë si mbrojtje që t’i kemi të gjitha faktet, nuk është mirë që në këtë moment nëse ka ndryshim të ekspertizës mjekësore të mos e dimë dhe të mos të mundemi të parashtrojmë pyetje në lidhje me atë”, deklaroi Dimitrija Coboski-avokat i të akuzuarit. 

Prokuroria njoftoi se më 19 janar, i dyshuari nga Manastiri, së bashku me një person tjetër kundër të cilit tashmë po zhvillohet procedura dhe është ngritur kallëzim, për shkak të urrejtjes për përkatësinë kombëtare dhe etnike, kanë sulmuar viktimën e deklaruar si bullgar.

Pendikov erdhi nga Bullgaria pasi u dërgua atje me një avion special për mjekim. Ndërkohë ka marrë edhe shtetësinë bullgare. Ai ishte edhe sekretar i shoqatës bullgare “Car Boris III” në Ohër.