U shpallën dënimet për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

TË FUNDIT

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tetovës është shpallur vendimi për të akuzuarit – protestues për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë.

Pesë protestuesit janë dënuar me nga 1 vjet burg me kusht që për 3 vjet mos të përsërisin veprën e njëjtë.

Të dënuarit paraprakisht kishin panuar fajin dhe kishin kërkuar falje ndaj policëve të sulmuar në protestë. Këta të fundit ua kishin pranuar kërkim faljen dhe nuk kishin kërkuar dëmshpërblim, por përgjegjësi penale.

Të dënuarit Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, raporton gazetari i TV21 nga seanca.

MARKETING I PAGUAR POLITIK