Pesë protestuesit e pranuan fajin, u kërkuan falje policëve

TË FUNDIT

Pesë protestuesit për tragjedinë në Tetovë e kanë pranuar fajin dhe u kanë kërkuar falje policëve që i sulmuan ditën e protestës.

Policët e kanë pranuar kërkim faljen dhe nuk kërkojnë dëmshpërblim, por vetëm përgjegjësi penale.

TË akuzuarit siguruan se më nuk do ta përsërisin veprën, raporton gazetari i TV21 nga seanca që po mbahet në Gjykatën e Tetovës.

Pritet shpallja e vendimit nga gjykatësi.