“Punimet në rrugën “Strasho Pinxhur” zgjatën vetëm një ditë. Sot janë ndërprerë me një vendim të kryetarit të komunës së Tetovës, sipas tij, duhet fillimisht të sqarohen me listën “Më mirë për Tetovën” e më pas të fillojnë punët. Bashkë me punimet është ndërprerë edhe prerja e drunjve me çka u bë shkak për një konflikt me këshilltarëve edhe kryetarit të komunës”, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.
Puna nisi dje, pas një pritjeje 6-mujore pasi u prish asfalti.
“Nga sot do të ndërpriten punimet e filluara ditën e djeshme për shkak të reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët “Më mirë për Tetovën”. Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e Listës “Më mirë për Tetovën”, në lidhje ë reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë“, tha Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.
Këshilltarët komunalë nga lista “Më mirë për Tetovën” thonë se nuk janë ata që vendosin se kur nisin ose ndërpriten punët, por rikujtojnë se udhëheqësia e re komunale ishte zotuar për mjedis të pastër, transparencë dhe llogaridhënie.
“Më mirë për Tetovën” dhe Këshilltarët e saj nuk kanë ndonjë post ekzekutiv në Komunën e Tetovës, rrjedhimisht edhe nuk kanë mekanizmat për ndalimin apo vazhdimin e punimeve në qytet”, thonë nga Lista “Më mirë për Tetovën”.
Për qytetarët komuna dhe këshilltarët problemet duhet t’i zgjidhin në komunë e jo në rrugë.
“E kanë ndërpre se partitë politikë në Tetovë luaj pig-pong me ne qytetarët dhe afaristët. Unë besoj se s’ka para komuna por do të apeloja te Bilalli të apelojë ose këshillit tek qytetarët, se tash është Ramazan, mund të mbledhim ne paratë, zeqatin, fitrat, skadakanë – ata që nuk agjërojnë mund ta paguan Ramazanin ta ndërtojmë këtë rrugë se i lidh 150 mijë banorë Tetovë Glloboçicës. Se çka është problemi mes Hamdi Sulejamanit dhe Bilallit të merren vesh në komunë jo në rrugë të bëjnë cirk”.
“Punët patjetër duhet të fillojnë se kjo rrugë kryesore që lidh Kosovën, nuk i ka fajet kryetari i komunës ata i kanë zvarritur edhe kanë ardhur punët deri këtu. Tre ditë para zgjedhjeve i prishi Teuta rrugët, nuk është e drejtë. Unë nuk jam me asnjë parti politike, por turp është për qytetin tonë të mirë, të vijë situata deri këtu dyqanxhi mezi presin ndonjë festë”.
Prerja e drunjve në këtë rrugë nxiti këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” që të debatojnë me kryetarin e komunës Bilall Kasami, kur ky i fundit po kryente inspektime të punëve. Sipas këshilltarëve drunjtë nuk pengonin në realizimin e punëve, por Kasami siguroi se do mbillen fidane të reja.
