“Sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse” ishte tema për të cilën u diskutua në Odën e Zejtarëve në Shkup. Aty morën pjesë gra sipërmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina.
Shpresa Selimi e cila u promovua si mjeshtre e re e kozmetikës, tha se rrugëtimi i saj ka qenë i vështirë, mirëpo shtoi se duhet pasur guxim për hapje të biznesit.
“I vështirë prej fillimit, mirëpo çdo ditë mësim, çdo ditë në qoftë se ju e përcjellni zanatin dhe i shihni gjërat e reja, trendin çka është “fashion”, në këtë kohë mund të arrini gjithçka.// Dua t’iu them vajzave tona grave tona, merreni hapin, merreni guximin mund të arrini të jeni sot e pavarur, biznesi juaj mund t’iu ecë vetë” tha Shpresa Selimi.
Zejxhane Celina nga Prizreni u shpreh se që nga mosha 18 vjeçare ka punuar me argjend dhe me gurë gjysmë të çmuar. Ajo sqaron se për të filluar një biznes, mjaftojnë diku rreth 3 deri në 4 mijë euro.
“Të mos anashkalojmë mbështetjen qeveritare dhe lokale që i mbështesin fillimet, bizniset e vogla, mbështesin gratë me një shumë mos të themi të vogël, për dikë janë para të vogla 3-4 mijë euro, por për një biznes i sapo filluar nga gratë është një shumë shumë e mirë që të bën hapin e parë. Por që ta bëj atë hapin e parë ajo grua më lejoni që të apeloj apo të jap një mesazh grave që të mos kenë frigë të ngriten në këmbë sepse ne gratë jemi më punëtore dhe më vendimmarrëse”, tha Zejxhane Celina, kordinatore e Departamentit të Gruas në Odën Zejtare Prizren.
Kryetari i odës zejtare Shkup, Goran Ristovski theksoi që gratë kohës së fundit çdo ditë e më shumë janë duke hapur biznese të veta, teksa shtoi se sot do të promovohen 18 mjeshtre të reja.
2Sot do t’i promovojmë 18 mjeshtra të rinj që ata sot do të marrin diplomë me provime, me provime për mjeshtër që është niveli i pestë i kuadrit kombëtar të kualifikimeve dhe me atë fitojmë mjeshtre të reja gra, sipërrmarëse që punën e tyre dhe njohuritë më tej do t’i transferojnë tek të rinjtë”, u shpreh Goran Ristovski, kryetar i Odës Zejtare Shkup.
Ristovski theksoi se bizneset më të kërkuara nga gratë këtë periudhë janë, kozmetika dhe sallonet e bukurisë.
