Nuk kemi atdhe rezervë. Nuk kemi fëmijë që duhet të bredhin nëpër botë për të ardhme më të mirë, sepse kemi ndërgjegje, mendje dhe ndjenja të sinqerta për atdheun tonë. Pra, kjo është arsyeja që po e themelojmë këtë lëvizje – këtë e theksoi Jove Kekenovski në promovimin e FRODEM-it. “Jemi të bindur se jemi mjaft të mençur, po edhe mjaft të guximshëm për t’i dalluar vlerat e vërteta nga të rremet në skenën publike. Jemi të bindur se kemi kapacitet dhe dituri të mjaftueshme për ta dalluar gënjeshtrën nga e vërteta, ta dallojmë qeverisjen e ndershme nga ajo që është manipuluese”, tha Kekenovski.
“Para së gjithash njeriu” është platforma e Frontit për Maqedoni Demokratike. Siç deklaroi Trifun Kostovski, është koha të ndërpritet shpërngulja e të rinjve, e sidomos shpërngulja e kuadrove cilësore. “Po vijmë deri te thelbi, njeriu. Çfarë po bëjmë me njeriun? A po e trajtojm si numër dhe po i drejtohemi vetëm kur të na duhet dhe po e lejojmë ashtu thjesht të ikë nga shteti ynë. Jemi dëshmitarë të krizës së refugjatëve, po gjithashtu edhe të mortalitet të madh në Maqedoni”, potancoi ai.
Aktori Sasho Tasevski potencoi se Maqedonia nuk ka të drejtë të bëjë edhe ndonjë gabim të madh. Sipas tij, në vitin 2009 qemë paralajmëruar se shteti ynë do të izolohet, po atëbotë askush nuk i besoi Brus Xheksonit nga Komisioni për Zgjerim i NATO-s. “Për këtë na paralajmëroi Brus Xheksoni prej Komisionit për Zgjerim i NATO-s që në vitin 2009. Paralajmëroi se Maqedonia në vitet vijuese gjithnjë e më shumë do të izolohet nëse nuk ndryshomë diçka thelbësore në politikën tonë euroatlantike, po edhe në politikën e brendshme. Ai kishte të drejtë, po askush nuk e dëgjoi. Atëbotë krerët e pushtetit patën thënë se nuk ia kanë lexuar intervistën”, deklaroi para të pranishmëve Tasevski.
Vizioni i FRODEM-it është Maqedoni demokratike dhe përparimtare, shoqëri ku njeriu është para së gjithash. Kjo lëvizje do të angazhohet për të pasur institucione të papartizuara e profesionale, për shtet që do të jetë i ndarë nga partia.
Iskra Opetçeska
