U prit më shumë se 23 vjet, prej sot do të eksportohet qengji në Jordani

TË FUNDIT

Pas 23 vjetësh, duke filluar prej sot nga Maqedonia në Jordani do të eksportohet mishi i qengjit. Në sasinë e parë të eksportit që do të realizohet me aeroplan kargo parashihen të eksportohen 30 tonelata qengj i freskët. Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski këtë moment e cilësoi si historik dhe shprehu bindjen se kompania eksportuese do të vazhdojë përkushtimin e deritashëm për zhvillim të eksportit të qengjit.

Trajan Dimkovski, Ministër i Bujqësisë:

“Sot, 30 tonelata qengj i freskët maqedonas do të kalojë në tregun e Jordanit. Me marrëveshjen parashihen që 2 mijë qengj do të eksportohen. Këtu i dëshiroj sukses kompanisë, por edhe për përkushtimin që është dhënë deri sot dhe do të vazhdojnë ta japin”.