“U plagos me 5-6 plumba”, nga spitali japin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Rade Trajkovskit-Shtekli

TË FUNDIT

Rade Trajkovski-Shtekli vazhdon të mbetet në kujdes intensiv, shkruan TV21. Drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Dr. Nexhati Jakupi në një deklaratë për TV21 tha gjendja shëndetësore e të plagosurit Rade Trajkovskit-Shteklit është stabilizuar, por që nuk mund të thuhet se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Shteklit i është hequr një pjesë e mushkërisë.

“Është bërë intervenim i gjerë në kraharorin e majtë. Është mënjanuar një pjesë e mushkërisë e dëmtuar nga plumbat. Janë trajtuar plagët në supin e djathtë. Pacienti natën e ka kaluar në kujdes intensiv, në mëngjes është stabilizuar. Është në gjendje të vetëdijes me frymëmarrje spontane dhe është në vëzhgim e sipër në kujdesin intensiv në Karil”, theksoi Jakupi.

Gazetari: Dmth është jashtë rrezikut për jetën?

“Për momentin është stabilizuar. i përcjellim parametrat e mëtutjeshme. Herët është për vlerësime për gjendjen e mëtutjeshme si do të zhvillohet, por tani për tani parametrat janë stabile”, tha Jakupi për TV21.

Me sa plumba ka qenë i plagosur?

“Më shumë predha ka pasur. Tani atë detaj zyrtarisht mund të konfirmohet me dokumentacion. Bëhet fjalë për më shumë predha, në anën e majtë dhe në anën e djathtë. Përafërsisht 5-6 predha”, tha drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare për TV21./tv21.tv