U ndoqën mbi 2 orë nga paparacët me makinë, Harry dhe Meghan rrezikojnë jetën

TË FUNDIT

Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj rrezikuan të përplaseshin me makinë pasi u ndoqën për mbi 2 orë nga një turmë paparacësh e fotografësh.

Incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

Në një deklaratë, zëdhënësi i princit tha se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë.

Ndërsa të qenit personazh publik vjen me një nivel interesimi nga publiku, ai kurrë nuk duhet të jetë me koston e sigurisë së askujt”, tha zëdhënësi.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) nuk konfirmoi menjëherë njohurinë për incidentin.

Incidenti thuhet se ka ndodhur pas daljes së parë publike të çiftit së bashku që nga kurorëzimi i mbretit në fillim të këtij muaji.

Të shoqëruar nga nëna e Meghan-it, Doria Ragland, ata morën pjesë në ndarjen e çmimeve të Fondacionit “Ms. Foundation Women of Vision”.