Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka kapur dilerin e drogës që është kërkuar nga Interpoli i Gjermanisë.
“Më 05.02.2021, nëpunës policorë të Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar kanë vepruar ndaj fletëarrestit ndërkombëtar të Interpolit të Gjermanisë dhe në Tetovë kanë privuar nga liria K.I.(30), i cili është kërkuar për shkak se ka kryer veprat penale që lidhen me tregti në sasi të madhe të kokainës dhe marihuanës në territorin e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
Siç sqarojnë nga MPB-ja, për këtë vepër në gjermani rrezikohet me maksimum 15 vjet burg, dhe personi sipas procedurës ligjore do t’i dorëzohet policisë gjermane./TV21
