U diagnostikua me kancer, 76-vjeçarja organizon festë në vend të funeralit

TË FUNDIT

Funeralet janë padiskutim ngjarje të trishta, e nuk ka si të jenë ndryshe kur në fakt po i japim lamtumirën një personi të dashur, e megjithatë një grua në Angli nuk ka dashur të ndahej në këtë mënyrë nga bota. Linda Williams, 76-vjeçe, nga qyteti High Wycombe, pasi u diagnostikua me kancer, vendosi të organizonte një festë në vend të një funerali.

Unë i urrej funeralet dhe nuk kam qenë kurrë në një funeral të mirë, ato janë të mjerueshëm, kështu që vendosa që doja të organizoja një festë të fundit që do të ishte festa e jetës sime”, ka thënë ajo.

Një vit pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, ajo filloi të merrej me organizimin. Festa u organizua me temën e viteve 1940 dhe u mbajt tetorin e kaluar, ndërsa vetë 76-vjeçarja u vesh si pilote dhe mbante një parashutë të lidhur në shpinë, sikur sapo ishte hedhur nga avioni. Në total në festë ishin 124 të ftuar.

Unë e organizova festën time rreth Betejës së Britanisë sepse vitet 190 kishin gjithçka për të na bashkuar. Ne nuk kishim asgjë dhe ishim gati të bashkoheshim për të sakrifikuar për lirinë“, ka thënë ajo.

Ndonëse shëndeti i 79-vjeçares u përkeqësua, Williams jo vetëm mori pjesë në festë, por u kujdes të ishte protagoniste në kërcim gjatë gjithë mbrëmjes.

Për pak sa nuk vdiqa para festës, por mendova do të qëndroj e fortë. Thjesht vendosa të shkoja dhe të gjithë kaluam shumë mirë. Isha shumë e emocionuar dhe arrita të kërcej gjithë natën. Mora shumë përqafime të ngrohta dhe nuk u largova nga aty në mëngjes“, ka thënë ajo.

Tani ajo është në shtëpi, nën kujdesin e të afërmve. /BBC