Pamjet që dolën nga zjarri që i këtij mëngjesi në një servis makinash në Pintia i konfirmon dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga kamerat e sigurisë shihet si një person me kapuç në kokë hedh benzinë mbi makinat në servisin që ndodhet në zonë të banuar, e më pas edhe i ndez.
Flaka e madhe dhe shpërthimet i zgjuan banorët e këtij vendi, ndërsa pas arritjes së brigadave zjarrfikëse ata duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga zjarr më i madh duke marrë parasysh se në automjete me gjasë kishte benzinë, ndërsa digjeshin edhe gomat.
Shuarja u zhvillua shumë shpejt dhe falë zjarrfikësve ai nuk u përhap në shtëpitë përreth, rrëfeu njëri nga banorët.
“Më zgjoi së pari, të them, një shpërthim. Menjëherë pas shpërthimit, pas 10 minutash, ndoshta edhe më pak, nuk pamë në orë, erdhi policia, trokiti në derë dhe na lut me kulturë që të zhvendosemi nga vendi për shkak të evakuimit për sigurinë time. Kur dola jashtë në rrugë, tashmë ishin edhe fqinjët e mi gjithashtu të zgjuar dhe të dislokuar në vend më të sigurt. Ishte flakë e madhe, megjithatë këtu digjeshin goma, plastika që ndoshta janë edhe kancerogjene. Nuk e di, këtë e dinë ekspertët, por nuk ishte e këndshme për frymëmarrje”, theksoi Goran Stojanovski – banor.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se ekipet zjarrfikëse menjëherë dolën në terren.
“Herët këtë mëngjes para orës 4:00 shpërtheu zjarr i madh në një servis makinash para Pintias, mbi Stakllarë në vendin e quajtur Kamenik, ku kishte më shumë automjete, vajra dhe sende të tjera të djegshme. Brigada zjarrfikëse menjëherë doli në vend dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë me zjarrin, ai u shua para orës 6:00”, u shpreh Stojançe Angellov – Drejtor i DMSH.
Kryeministri Hristijan Mickoski nga Jegunoca theksoi se pas ngjarjeve të këtij mëngjesi, strukturat më të larta të MPB-së mbajtën mbledhje, në të cilën u konstatua se ishin identifikuar rreth 20 persona për të cilët ekziston dyshim i bazuar se janë të përfshirë në zjarrvënie. Ai theksoi se ajo që u pa në video është dëshmi për atë që ai ka folur ditëve të fundit se pas zjarreve qëndrojnë disa qendra të fuqisë nga jashtë por edhe të brendshme.
“E patë si me guxim vihet zjarr dhe kjo është vetëm edhe një dëshmi për atë që unë e them gjatë gjithë kohës se, për fat të keq, ekzistojnë qendra të fuqisë që përpiqen të fusin frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve dhe përgjigjen e pyetjes se kujt i konvenon kjo, mendoj se me një analizë shumë të shkurtër do ta merrni nëse e bëni vetë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Ditët e fundit shkupjanët janë shqetësuar të disa zjarrve të një pas njëshme si në deponinë Drisla, pastaj në Vardarishtë dhe të shtunën u dogj një deponi për pajisje elektronike në Trubarevë. Shtëllumnga gjigande të tymit u përhapën nëpër gjithë kryeqytetin pas çka qytetarët u ankuan për vështirësi në frymëmarrje. Mbrëmë para orës 23:00 përsëri u shkaktua zjarr në deponinë Drisla, por në tjetër lokacion. Zjarrfikësit e Shkupit filluan me shuarjen dhe një orë më vonë zjarri u shua dhe u mbulua, me çka u parandalua përhapja e zjarrit në pjesën kryesore të deponisë.
