U dënua sepse denoncoi kërcënimin që iu bë, Elfat Beqiri nga Zhelina kërkon drejtësi

TË FUNDIT

Ky është 28 vjeçari Elfat Beqiri nga Zhelina. Më 31 mars në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ka denoncuar se është mbajtur me dhunë nga dy bashkëfshatarë e tij, për një pronë të tijën që e ka dhënë me qira. Sipas Elfatit, ai rastin e denoncoi në polici, duke treguar atë që i ka ngjarë, por pas përfundimit të procesit gjyqësor, më 17 korrik e mori vendimin se ka dhënë dëshmi të rrejshme. E sikur të mos mjaftonte me kaq, duhet të paguajë dënim prej 300 eurosh.

“Unë kam dhënë një dëshmi në polici, por ata e kanë bërë se unë kam gënjyer në deklaratë në polici, a unë kam dhënë dëshmi siç ka ndodhur saktë, a tash mua më ka ardhur e rrejshme”, tha Elfat Beqiri, denoncues.

-Mund të na tregosh si ka ndodhur rasti?

“Unë e çova shoqen tek “Florensi”, aty e lash dhe duke shkuar për në shtëpi, u takova me bashkëfshatarin tim në rrugë dhe nuk e dija se ka ardhur pas meje. Duke shkuar në shtëpi tek garazhi vjen një veturë prapa. Ishte bashkëfshatari im. Më tha pse ke dhënë vendin me qira dhe kur erdhi edhe një bashkëfshatar tjetër dhe me kapi për krahu edhe më hipi në veturën e bashkëfshatarit. Më dërgoi në një lokacion tjetër dhe duke shkuar nisi të më kërcënojë me vrasje pse e kë dhënë vendin me qira pa mos më pyetur mua. Vendi është i imi, këtë vend e kam nga babagjyshi. Tash e kam unë. Kur shuam tek ai lokacioni tjetër, kishte edhe policë aty. Zunë të më kërcënojnë prishe kontratën! Pse e kë dhënë vendin me qira?! I pranishëm ishte edhe ai të cilit ia kam dhënë vendit për ta punuar. E kërcënuan edhe atë se pse nuk i ka pyetur kur ka hyrë  në atë vend”, pohoi Elfat Beqiri, denoncues.

Egzoni thotë se vazhdimisht jeton nën presione, ndërsa e vetmja gjë që kërkon është që e vërteta për këtë ngjarje të dal në dritë.

“Unë jam rritur pa baba, pa nënë, edhe jam i vetëm, jetoj me bashkëshorten time. Jam jetim a presione kam shumë. Në vendim tim nuk jam rahat. Vijnë më kërcënojnë e tash në fund unë dal fajtor. Nuk ka drejtësi në këtë shtet. Tash nuk e di ku është problemi, te policia apo te gjykata. Unë dua që të zbardhet ky rast”, tha Elfat Beqiri, denoncues.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmon se kallëzimin që e kanë dërguar në Prokurori ka qenë për denoncim të rrejshëm nga ana e Elfat Beqirit.

 “Më datë 31.03.2023 në ora 17:25 në SPB Tetovë, E.B. (28) nga Zhelina e Tetovës dhe R.I.(23) nga Treboshi i Tetovës kanë raportuar se me datë 30.03.2023 rreth orës 21:30, për shkak të moszgjidhjes së marrëdhënieve pronësore dhe juridike, disa persona kanë kërcënuar E.B. (28) në Zhelinë ku është marrë dhe është transportuar nga dy persona me veturë “Pasat” me targa të Tetovës. Lidhur me rastin, ju njoftojmë se zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë thirrur personat e përfshirë si dhe dëshmitarë të ngjarjes dhe pas bisedës zyrtare me ta kundër raportuesit E.B. nga Zhelina e Tetovës, në koordinim me Prokurorin Publik ka përpiluar dhe dorëzuar kallëzim penal në PThP-Tetovë për raportim të rremë, i dënueshëm në bazë të nenit 366 paragrafi 4 i Kodit Penal të RMV-së”, thonë nga SPB-Tetovë.

Ky është vendimi gjyqësor që e dënon Elfat Beqirin për denoncim të rrejshëm dhe ku shkruhet se duhet të paguhet brenda 15 ditësh, por Elfati thotë se nuk e ka në plan ta paguaj pasi që nuk ka mundësi financiare, ndërsa bën apel që drejtësia të vihet në vend.