Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë fundjavës siguroi se platforma nacionale për mësim nga distanca tashmë funksionon.
Por dy ditë para fillim vitit shkollor, platforma u bllokua.
Kështu shkroi në dritaren pasi në platformë u kyçën 200 mijë përdorues.
Platforma kërkon internet të fortë dhe kompjuterë me performanca të larta, kanë paralajmëruar edhe trajnuesit e platformës dhe krijuesit e saj.
Profesori nga Fakulteti i Shkencave Matematiko –Natyrore, Boro Jakimovski deklaroi se është i gatshëm të bartë përgjegjësi nëse fillimviti shkollor shoqërohet me probleme teknike.
“Para se gjithash bëhet fjalë për diçka që paraqet sfidë për ne. Mirë e filluat bisedën, do të jemi fajtor për gjithçka. E vërtetë, do të bartim përgjegjësi për gjithçka, për ato sulme. asnjëherë nuk mund të jetë asgjë ideale. Duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Boro Jakimovski – Profesor i FSHMN.
Se pse kaq shumë pengesa digjitale, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Jeton Shaqiri me përgjigje. Kemi ndihmuar si ekspert, por nuk kemi kompetencë në krijimin e platformës.
“Ne japim mbështetje teknike, ndërkaq procesi i sigurimit të mjeteve, sigurohen nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe nga ana e institucioneve arsimore shkollore të cilat janë. Dhe në këtë drejtim, më besoni, se në kuadër të procesit të digjitalizimit, që mundësohet nga IPA fondet, kemi rënë në kontakt me Ministrisë së Arsimit për të përfunduar procedurat e regjistrimit të fëmijëve në Shkolla dhe çerdhe”, deklaroi Jeton Shaqiri – Ministër i SHIA-së.
Si pengesë po shihet edhe mungesa e kompjuterëve. Mbi 40 mijë fëmijë janë të kategorisë sociale, por kompjuterë nuk kanë as mësuesit. Edhe pse kaq shumë të nevojshëm, Qeveria nuk ka paraparë vauçerë për këtë kategori. Ministri Shaqiri deklaroi se lehtësime kanë bërë vetëm gjatë fundjavës pa TVSH.
“Përveç produkteve vendase, të përfshihen edhe produktet e teknologjisë informatike të cilët janë të nevojshme për fëmijët shkollor”, theksoi Jeton Shaqiri – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Ndërkaq Ministria e Arsimit dhe Shkencës qetëson, Platforma po testohet dhe në këtë fazë detektohet të gjitha mangësitë që të funksionalizohet në tërësi.
“Informojmë se testimet po rrjedhin në Platformën nacionale nëpërmjet të cilës do të realizohet mësimi nga distanca nga 1 tetori. Testimet janë pjesë e procedurës për funksionalizim të tërësishëm të platformës dhe në fazën e testimit detektohen dhe tejkalohen të gjitha sfidat”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërkaq, në seancën e fundit të Qeverisë, shkollat të cilat morën leje për mësim me prani fizike nga 1 tetori u zgjeruar. Mësim me prani fizike do të realizojnë 223 shkolla fillore, një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta dhe një shkollë shtetërore e muzikës.