U bindën në historinë e suksesshme/ Delegacioni ekonomik gjerman për vizitë pune në “Alkaloid”

TË FUNDIT

Delegacioni gjerman ekonomik, me përfaqësues të Ministrisë së ekonomisë të Gjermanisë dhe të kompanive gjermane, si dhe përfaqësues të lartë të ambasadës gjermane në Shkup, zhvilloi takim pune në Alkaloid. Në këtë takim, përfaqësuesit e delegacionit gjerman, nikoqir i të cilëve ishte drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukaetov, e panë prezantimin e rezultateve të punës së Alkaloidit si një prej kompanive më të suksesshme farmaceutike në Europë juglindore, plasmanët e saj, portofolin e prodhimit dhe operacionet afariste. Gjatë takimit u prezantuan një numër të madh të investimeve që kompania i realizon gjatë viteve., të aktiviteteve të eksportit dhe politikave për përgjegjësi shoqërore, që janë pjesë e vazhdimësisë nëntëdekadëshe të historisë së suksesshme për “Alkaloid”.