TVSH-ja ime, reformë e patjetërsueshme, Elezi: Projektet i realizojmë në koordinim me kryeministrin

TË FUNDIT

TVSH-ja ime ishte reformë e patjetërsueshme, për shkak të vërejtjeve në raportin e vitit 2017 të Komisionit Evropian ku vendi ishte paraqitur si jobashkëpues në aspektin e çështjeve tatimore, abuzues me tatimet dhe gjithashtu për shkak të ankesave nga Odat ekonomike për paraqitjen e ekonomisë joformale. Kështu u shpreh zëvendësministrja e Ministrisë së Financave, Shiret Elezi. Ajo tha se ministria ka bërë përllogaritjet e duhura për kthimin e TVSH-së dhe për një vit janë planifikuar që 140 mijë qytetarëve të regjistruar në DAP tu kthehen 50 milion euro.

“Si ministri kemi bërë përllogaritjet e duhura, në buxhetin  e shtetit dhe për një vit janë të planifikuara diku 50 milion euro, të cilat do të duhet t’u kthehen qytetarëve. Pagesa e parë për 2019 do të bëhet  në dhjetor të 2019. Janë vendosur limite që qytetarët të cilët kanë të ardhura më të larta të mund të shfrytëzojnë maksimum të drejtën e kthimit nga TVSH në lidhje me llogaritë fiskale që ata do i skanojnë duke ju dhënë hapësirë më tepër qytetarëve që kanë të ardhura më të ulëta”, u shpreh zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

Sa i përket masës për mbulimin e borxheve të komunave ku pati reagime të shumta negative, Elezi tha se me decentralizimin fiskal i cili filloj në vitin 2005, shteti ka stagnuar në realizimin e mirëfilltë të të njëjtit, sepse në vitin 2007 komunave ju shtua edhe kompetenca e re për menaxhim me arsimin fillor, të mesëm dhe parashkollor, ndërsa në vitin 2009 arsimi i mesëm u bë obligativ ku automatikisht u paraqitet si obligim shtesë komunave.

“Komunat si rezultat i decentralizimit fiskal i cili nuk ishe aq i mirëfilltë dhe i mirë startuar dhe edhe shteti ka fajet e veta në këtë pjesë për shkak se paraqiti ligjin për arsim të mesëm obligativ por jo me mbështetje aq sa duhet të mjeteve që të mund komunat t’i realizojnë pa pengesa pagesën e faturavedhe obligimeve të tjera, por nga ana tjetër komunat ishin të obliguara t’i sigurojnë të njëjtat për shkak se ishin të obliguar me ligj“, deklaroi Shiret Elezi, zëvendëministre e Financave.

Komunat që kanë arritur që me forcat e veta të menaxhojnë dhe shlyejnë borxhet janë në avantazh kur vjen puna e projekteve të tyre dhe nuk do kenë probleme me huazimet dhe pëlqimet që i marrin nga Ministria e Financave. Se si funksionon tani Ministria e Financave pa ministër por me zëvendës ministre, Elelzi shtoi se mënyra operative e qeverisjes vijon në rregull dhe gjithsesi se ekziston bashkëpunimi me kryeministrin në realizmin e projekteve, me marrjen e mjeteve dhe kontratave të ndryshme ndërkombëtare.

Përgaitit: Valmira Zendeli