Gazeta javore nga Londra “The Economist” do të organizojë në Shkup Samitin e dytë të Ballkanit Perëndimor të titulluar “Promovimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit evropian”.
Televizioni 21 do të jetë partner medial i këtij forumi ekonomik ku pjesëmarrës do të jenë figura të njohura si nga vendi por edhe nga jashtë. Të pranishëm në këtë forum do të jenë: Kryeminsitri Zoran Zaev, Zëvendës ndihmës sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq si dhe shumë funksionarë tjerë.
Në këtë forum do të diskutohet për temat: Si mund të përforcohet stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon? Si mund të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE? Cilat janë prioritetet për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në periudhën post-covid?
Samiti do të organizohet më 14 tetor 2021 në Hotelin DoubleTree by Hilton në Shkup.
