TV21 në Zhelinë! Izairi: Kishte parregullsi! Sejdiu: Është kohë që BDI të rrëzohet nga Qeveria

TË FUNDIT

Zhelina është bërë një ndër vendbanimet më të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Nëse do ketë rivotim në Zhelinë në pikëpyetje është edhe Qeveria. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha. Në Zhelinë banorët janë skeptik nëse duhet të votojnë edhe njëherë.

Zhelina sot ishte e qetë. Banorët  qëndronin  në lokale dhe nuk donin shumë që të flisnin për politikë.

 “Mendoj se qytetarët e komunës së Zhelinës në mënyrë të denjë dhe demokratike e dhanë verediktin e tyre edhe votuan kryetarin aktual Blerim Sejdiu dhe të gjithë ja uruan”.

“Unë mendoj se janë lodhë populli unë s’jam as nga ai as nga ai. Unë e thash se  janë lodhë populli nga 2017   veç zgjedhje zgjedhje e din sa herë veç zgjedhje nuk është demokraci. kjo është anarki”.

“Unë se kam në plan hiq edhe me e pas rendin as e kam në plan asnjëherë. Vetëm ketë here dola edhe kjo ka qenë  nuk dua të dëgjoj më”.

Për kandidatin e BDI-së seanca e KSHZ ka qenë publike dhe vetë anëtarët e Lëvizjes Besa në këtë seancë kanë votuar që të ketë rivotim pasi që ka pasur parregullsi

 “Seanca e KSHZ ishte  drejtpërdrejtë dhe shpresoj se të gjithë e keni parë  dhe të gjithë anëtarët prezent ishin pro rivotimit dhe kjo le të nënkuptosh se aty ka pasur parregullsi dhe padrejtësi, pasi edhe vetë  anëtari i koalicionit aktual të tyre votoi pro  dhe nuk ka mundur që të voton ndryshe nga faktet që janë”, tha Fatmir Izairi nga BDI.

Kryetari aktual Blerim Sejdiu në një status në rrjetet sociale ka shkruar  se është kohë që BDI të rrëzohet nga Qeveria.

“E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria”, shkruan Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, behët fjalë për vendvotimin 2107 ku gjithsej ka 741 vota.

Në raundin e dytë në këtë vendvotim  kanë votuar  337 persona. Për Fatmir Izairin kanë votuar 227,  kurse  për Blerim Sejdiun 110 persona.