TV21 në Porto! Portugezët të bindur për fitore, e njohin Ristovskin dhe Elmazin

TË FUNDIT

“Nga Palermo e Italisë ekipi i TV21 ka ardhur në Porto ku përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë nesër në stadiumin “Dragao” do të përballet me Portugalinë, në ndeshjen historike. Me fitore eventuale ndaj portugezëve Maqedonia do të kualifikohet në Kampionatin Botëror Katar 2022”, raporton Artan Nuhiu, gazetar TV21.

Por sa e njohin portugezët përfaqësuesen e Maqedonisë dhe çfarë mendojnë ata, kush do të fitojë nesër në Dragao. Do të shkojmë në qytet për të pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për ekipin e Maqedonisë.

-Maqedonia.

-Dhe çfarë mendoni kush do të fitojë?

-Portugalia, me siguri. Maqedonia ishte me fat që fitoi Italinë

-A njihni ndonjë futbollist nga Maqedonia?

-Po, Hristov, Elmaz, Çurlinov.

-Çfarë mendoni kush do të fitojë?

-Portugalia.

-Ju jeni nga Portugalia?

-Jo vij nga Gjermania

-Ok, atëherë kush do të shënojë gol?

-Jao Felix.

-A njihni ndonjë futbollist nga Maqedonia?

-Jo.

-Mendoj se do të  fitoj Portugalia.

-Maqedonia.

-Pse?

-Nuk di asgjë për futbollin por një anëtar i familjes time është nga Maqedonia.

-Po Portugalia do të luaj me Maqedoninë.

-Çfarë mendoni kush do të fitojë?

-Portugalia, me siguri.

-A njihni ndonjë futbollist nga Maqedonia?

Jo.

Takuam edhe një qytetar nga Maqedonia i cili kishte ardhur për ta parë ndeshjen.

-E fituam Italinë, tani mund ta fitojmë edhe Portugalinë, pse jo?

-Po pse jo, ne nuk kemi çfarë të humbim.

-Çfarë mendoni, kush do të shinojë gol.

-Trajkovski, Elmaz do të shohim.

Ndeshja Portugali-Maqedoni do të zhvillohet nesër në stadiumin Dragoa me fillim në orën 20:45.