Fotografitë që i ka marrë në vitet e 90-ta derisa ishte në Amerikë ishin të përgjakshme dhe nga luftëra, për dallim nga sot, kur fotot që do të dërgohen nga Beogradi do të jenë me fytyra të buzëqeshura. Ky është mesazhi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski gjatë fjalimit të tij në takimin e ri në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Kësaj radhe, takimi mbahet në Beograd, ndërsa në ditën e parë është organizuar Panairi ndërkombëtar me verëra maqedonase, shqiptare dhe serbe.
