TV21 në Athinë, Pendarovski presidenti i parë që e viziton Greqinë

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Penvaroski po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë. Ai realizoi takim me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropullu, në të cilin ishte konstatuar tendencë pozitive sa u takon marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve. Pendarovski theksoi se kjo vizitë ka dimension historik dhe se është shumë e rëndësishme, si takim i parë në nivelin më të lartë politik mes dy vendeve fqinje pas 30 vjetëve. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është domethënës për marrëdhëniet tona. Janë bërë shumë hapa pas nënshkrimit të këtij dokumenti, por mbetet ende për t’u bërë që të arrihet deri te realizimi i tij i plotë.  


Katerina Sakelaropullu: “Ne jemi duke i shqyrtuar të gjitha anët e Marrëveshjes së Prespës dhe tentojmë t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura për përmirësimin e marrëdhënieve tona”.
Stevo Pendarovski: Zonjë Presidente ju jeni juriste, njëjtë si unë dhe dua t’ju tregoj një parim jurist të cilin Ju e dini shumë mirë dhe pas të cilit ne planifikojmë të qëndrojmë sa i takon Marrëveshjes së Prespës, e ajo është se marrëveshjet duhet të ruhen dhe të respektohen. Pajtohem me vlerësimin Tuaj se shumë gjëra janë bërë në dy vitet e gjysmë të fundit në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, unë do të thosha se gjërat më të mëdha dhe më të vështira janë zbatuar”.

Në tavolinë, këtu në Greqi ishte vendosur edhe tema e eurointegrimeve dhe problemi me Bullgarinë. Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e Republikës Helene, e cila mbetet një nga mbështetësve më të mëdhenj të integrimit tonë në BE. Shefi i Maqedonisë së Veriut, gjithashtu tha se pret që mbështetja të intensifikohen edhe në periudhën që vijon. 


“Të gjithë e dimë se dy prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor po negociojnë tashmë një dekadë dhe nuk e kanë kaluar as gjysmën e asaj rruge. Edhe sipas metodologjisë së re, edhe sipas metodologjisë së vjetër nuk janë as në mes të këtij procesi. Dy vende janë tërësisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave, kurse Bosnja dhe Hercegovina është jofunksionale për një periudhë më të gjatë kohore dhe askush nuk merr diçka për këtë. Bile mezi është vendosur një përfaqësues i ri ndërkombëtar në Sarajevë, sepse atje etnitetet kanë qëndrime të ndryshme për ardhjen e tij. Neve dhe Shqipërinë na trajtojnë njësoj në të njëjtën pako, pa marrë parasysh nëse kjo është e drejtë apo jo, dhe për shkak të bllokadës së Bullgarisë ndaj shtetit tonë, edhe Shqipëria e ka statusin e njëjtë”, deklaroi Stevo Pendarovski – president i Maqedonisë së Veriut. 

Presidenti Pendarovski u takua edhe me kryeministrin grek Kirijakos Micotakic. Bashkërisht u dakorduan se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës është shënuar rritje e shkëmbimit tregtar, kurse Micotakis tha se është i kënaqur që bashkëpunimi lëviz përpara dhe me hapa të qëndrueshëm në sferën e energjetikës, mbrojtjes, lidhshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Për TV21 nga Athina, Jovica Paunoski.