TV21 hyri në laborator! Ja si zhvillohet procesi i analizave të testeve për koronavirus

TË FUNDIT

Teste për cilësinë e ushqimit, sëmundjeve te kafshët, janë vetëm një pjesë e punës primare që kryhet në Fakultetin për veterinari në Shkup. Por, tani ky laborator punon në gjendje të jashtëzakonshme kështu që përveç se për kafshët kujdeset edhe për njerëzit.

Ky laborator është një ndër të shumtit në vend ku zbulohet se a janë të testuarit pozitiv me korona virus.

Pa pajisje mbrojtëse nuk mund të hyni në këtë korridor. Për shkak se donim ta shohim mënyrën e përpunimit, së bashku me docenten Iskra Cvetkoviq, edhe ne veshëm pajisjen e domosdoshme.

“Këtu janë vendosur dy laboratorë prej të cilëve dy janë për viruset ku ndajmë kultura të ndryshme të qelizave që shërbejnë për izolim të viruseve të kafshëve, një pjesë e tyre i ka vetëm te kafshët”, tha Doktor Docent Iskra Cvetkoviq.

Këtu ndahen edhe viruset si murtaja afrikane e derrit, sëmundja e gjuhës së kaltër, sëmundja e tërbimit. Është zbatuar sistemi i biosigurisë. Kështu të përgatitur mund të hyjmë në laboratorin ku virusi ende është i “gjallë” dhe andaj ka fuqi për tu përcjellë.

“I gjithë ajri që e thithim në këtë moment, përmes këtij sistemi të ventilimit hyn brenda në laboratorin e vogël, hyn në komorë dhe përmes sistemit të disa filtrave, motorëve të jashtëm dhe sistemeve për ventilim del në hapësirë të jashtme. Pra, ajri aspak nuk qarkullon që të pamundësojë infektim të personelit që punon këtu”, tha Doktor Docent Iskra Cvetkoviq.

Gazetar i TV21, Jovica Paunoski:

“Kjo është pajisje mbrojtëse që profesionistët prapa meje  e mbajnë gjatë përpunimit të mostrave të  koronavirusit që përpunohen sipas rregullave dhe protokolleve të veçanta”.

Pasi që të mbaroj puna këtu, të gjithë elementet dhe hapësirat dezinfektohen, e më pas kyçet llamba Ultra Vjollcë për të shkatërruar nëse ka ndonjë mbetje gjatë punës.

Pajisja mbrojtëse që e shfrytëzuam ishte për një përdorim, kështu që gjatë largimit nga kjo hapësirë duhej ta lëmë këtu për shkak se shembujt që janë analizuar mund të jenë infektim potencial. Më pas pajisjet dekontaminohen në temperaturë prej 120 gradëve dhe presion prej dy atmosferëve.

Këtu vijojnë katër faza deri te rezultati final. Këtu është hapësira ku dalin rezultatet përfundimtare, procesi është i automatizuar kështu që nuk ka hapësirë për gabime. Në shënjestër të analizave janë tre rajone.

Doktor Docent  Igor Xhoxhovski:

Mund të shohim se gjithkund testet janë marrë me sukses, përkatësisht ka prezencë të beta aktin-it, megjithatë këto janë ekzemplarë negativë. Edhe ky është negativ. Këtu kemi ndonjë sinjal i cili rritet dhe do ta kontrollojmë. Doli negativ. Ja, kemi edhe një ekzemplar i cili shihet qartë se është pozitiv.

TV21: Do të thotë se ky ekzemplar është pozitiv në koronavirus?

-Këtu kemi provë se ka prezencë të koronavirusit, sars korona 2.

Por procesi nuk mbaron këtu. Që të jepen rezultatet se pacienti është pozitiv me korona virus, edhe pse është dëshmuar fillimisht se është, duhet të bëhet edhe një vërtetim i reaksionit, përkatësisht detektim i pjesës së tret të gjenomit të vetë virusit.

Për dikë është pak e çuditshme kur veterinaria diagnostikon virus te njerëzit, por në botë funksionon koncepti “Një shëndet për të gjithë”. Kështu që të dy fakultetet mjekësore funksionojnë së bashku, në mënyrë interdisciplinare që të përmirësojnë shëndetin publik.