Pasi mori udhëzimet nga mjeku, përgjegjësi teknik po përgatitet për të dalë në terren. Kështu përgatiten para çdo intervenimi punëtorët mobil të Qendrës për Shëndet Publik të cilët në terren marrin strisho nga qytetarët për t’u testuar për Kovid-19.
“Kemi dhe shfrytëzojmë në maksimalisht pajisje mbrojtëse sepse kjo është bazikja që të bëhet testimi si duhet, sepse prej këtu fillon edhe mbrojtja. Pasi të përgatitemi këtu, do të përgatitemi edhe me skafanderët, do të thotë përgatitja personale, sepse ka një pjesë edhe poshtë te vetura, me vetë udhëzimet dhe me frigoriferët specialë të cilët do t’i shihni shkojmë drejt veturës dhe shkojmë në terren”, tha Denis Jankullovski, punëtor mobil.
Përveç këtyre, ata kanë edhe skafanderë, doreza trepalëshe, maska speciale dhe dezinfektues të cilin e përdorin para dhe pas çdo intervenimi.
Denis Jankullovski: “Nëse kemi më shumë, tre apo katër s’ka rëndësi, nëse kemi më shumë, aq palë doreza veshim. Sepse siç u marrim strisho, i heqim që të mund t’u marrim edhe të tjerëve”.
Po veshin shumë palë doreza, sepse siç është rritur numri i të infektuarve, ashtu janë shtuar rastet ku do të merret strisho.
“Tash është rritur numri këto dy tre javët e fundit dhe ndodh që një ekip të ketë prej 30 deri në 40 testime në ditë. I shihni edhe vetë informacionet, i dëgjoni, se si është… Rritet volumi i punës. Po, më shumë punë në terren, kurse për fat të keq ne nuk jemi shumë të ekipuar. Numri është i vogël në krahasim me atë që e mbulojmë”, tha Denis Jankullovski.
Pasi përfunduan përgatitjet, ata u nisën për në terren.
Udhëzimi nga mjeku thotë se strishot duhet të merrem në Çair, por lista e qytetarëve që po presin është e gjatë .
Fatbardha Curri, gazetare:
“Siç mund të shohim, jemi duke udhëtuar drejt Çairit për shkak se ekipet mobile strisho do të marrin nga një qytetarë që jeton afër shkollës fillore “Tefejuz” në lagjen Gazi Babë”.
Përgatitje edhe në terren… Pasi ta marrin strishon, materialin e vendosin në këto epruveta. Ka mjet tretës i cili mundëson që materiali të qëndrojë i freskët deri në analiza.
Punëtor Mobil: “Këto janë epruvetat me tretës që e mbajnë të freskët materialin. Materiali nga strishoja tretet dhe përpunohet në laboratori”.
Edhe pse puna e tyre filloi në ora 7, nuk dihet se kur do të përfundojë për shkak të rasteve të shumta, të cilat nëse vazhdojnë të rriten, duket se nuk do të mund t’i mbulojnë në të ardhmen.
“Tash kemi rritje të numrit, përpiqemi t’i mbulojmë të gjithë por është e pamundur. Derisa nuk përfundojnë kolegët me punë, duhet ta kryejnë punën. Punojmë të shtunave, të dielave, festave do të thotë pa ndërprerë”, tha Zoran Çanevski, përgjegjës teknik.
Kjo mënyrë e punës ua ka ndryshuar edhe jetën private, për këtë ata bëjnë apel te qytetarët që t’i respektojnë masat që përfundimisht si ata dhe krejt shoqërua t’i kthehet normalitetit.
“Njerëzit nuk duhet të frikësohen prej nesh, megjithatë kjo duhet të merret seriozisht, pavarësisht se njerëzit nuk besojnë. Shkojmë në çdo lagje, në çdo shtëpi. Ne u themi mos keni frikë dhe jepni të dhëna të sakta për kontaktet”, tha puntori mobil.