TV 21: Mbështetje për Mihajlovskin, por edhe të gjithë kolegët e Kanal 5, përmbahuni me ju jemi!

TË FUNDIT

Media përballen me një sfidë serioze dhe punë në kushte të cilat deri tash nuk kanë qenë të njohura. Virusi nuk njeh kufij, nuk zgjedh cilin do ta kapë. Në vijën e parë të frontit janë personat mjekësor, të cilët çdo ditë luftojnë për të shpëtuar jetë, ndërkaq mediet gjatë kësaj periudhe tashmë nuk janë fuqia e shtatë, por krah për krah me punonjësit mjekësor.

Përjashtim nga situata nuk pati as kolegu, Goce Mihajlovski nga Kanal 5. Si kompani profesionale dhe e përgjegjshme, TV21 i dëshiron shërim sa më të shpejtë kolegut i cili as nuk ka dashur të jetë i infektuar, e aq më pak ai të jetë transmetues i infektimit të mundshëm të personave të tretë. Përkrahje të plotë nga ne deri te Goce Mihajlovski dhe të gjithë kolegët tjetër në Kanal 5. Përmbahuni, me ju jemi, do të kalojë edhe kjo.

TV21 gjatë punës së tij nga fillimi i pandemisë, ka vendosur regjim të veçantë në punë dhe çdo ditë përpiqemi të realizojmë aktivitetet në punë, me qëllim që të informojmë në kohë dhe saktë gjatë këtyre momenteve të vështira për të gjithë botën.

Të jemi të vetëdijshëm dhe serioz në situatën në të cilën gjendemi, t’i respektojmë rekomandimet dhe të mos frikësohemi. Edhe kjo do të kalojë, askush nuk është vetëm, kurse ne jemi më të fuqishëm se virusi korona.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!

TELEVIZIONI 21