Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se autoritetet kineze kanë miratuar dorëzimin e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Turqi, të cilat do të dërgohen këtë të dielë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur pas takimit të Komitetit Këshillimor Shkencor mbi pandeminë COVID-19, ministri Koca tha se vaksina kineze mburret me një efektivitet prej 91,25 për qind.
“Me vlerësimet e Komitetit Shkencor, ne jemi të sigurt për efektin e vaksinës tek populli turk duke e përdorur atë në vendin tonë. Tani jemi të sigurt se vaksina është efektive dhe e sigurt për popullin turk”, tha Koca.
Siç është planifikuar, njoftoi Koca, pothuajse 9 milionë njerëz në Turqi do të vaksinohen në fazën e parë dhe vaksinimet kundër koronavirusit mund të jepen në 1.5 milionë deri në 2 milionë njerëz në ditë.
“Së bashku me profesionistë të kujdesit shëndetësor, unë do të jem një nga njerëzit e parë që do të marrë vaksinën”, tha Koca.
