Prokurorët turq kanë dhënë urdhra për arrestimin e 82 personave, duke përfshirë edhe një numër të madh të ish-deputetëve prokurdë, si pjesë e hetimit për trazirat e shkaktuara nga kurdët para gjashtë viteve, njoftuan sot mediumet shtetërore turke.
Në përleshjet treditore që ndodhën në fillim të tetorit të vitit 2014, u vranë 27 persona, ndërsa qindra policë dhe civilë u plagosën. Atëherë, udhëheqësit e Partisë demokratike popullore prokurde (HDP) bënë thirrje në protesta për shkak, siç vlerësuan, mbështetjes turke për ekstremistët nga Shteti islamik terrorist.
Të paktën 18 të dyshuar janë arrestuar në bastisjet policore në të njëjtën kohë në shtatë provinca, njofton Anadolu.
Mes tyre është Ajhan Bilten, kryetar i qytetit lindor Kars, gjashtë ish-deputetë të HDP-së dhe ish-liderë të tjerë të partive.
Tani për tani nuk është e qartë pse hetimi kundër 82 personave nuk është ngritur para gjashtë viteve, menjëherë pas trazirave.
