Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha sot se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe ata pa pilotë tani më kanë mbërritur në bazat ajrore në Turqi.
“Një fushatë e plotë dhe e përbashkët e sulmeve kundër Shtetit Islamik do të lansohet së shpejti”, tha Çavushoglu pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerrin në margjina të takimit të Asociacionit të vendeve të Azisë juglindore në Majalzi.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bashkëpunuar mbi planet për të siguruar një mbrojtje ajrore për një grup rebelësh sirianë dhe që së bashku si zmbrapsin luftëtarët e Shtetit Islamik nga një rrip në veri të Sirisë që shtrihet rreth 80 kilometra përgjatë kufirit me Turqinë.
Muajin e kaluar Turqia lansoi sulmet e para kundër militantëve të Shtetit Islamik që kur grupi ka filluar avancimin e tij në Irak dhe Siri në 2013-ën. Ajo më parë ishte e rezervuar në ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Shtetit Islamik, por ky qëndrim ndryshoi pas kryerjes së një vargu sulmesh nga ana e grupit terrorist brenda territorit të Turqisë.
Siria tha sot se çdo veprim ushtarak brenda territorit të saj që nuk është i koordinuar me Damaskun do të konsiderohet si shkelje e sovranitetit të saj./21Media
