Turqia e garanton sigurinë e të dhënave për C-400 të blerë nga Rusia

TË FUNDIT

Turqia e garanton sigurinë e të dhënave për sistemet kundërajrore  С-400 të blerë nga Rusia, deklaroi sot Ismail Demir, nëpunës turk i obliguar për industrinë ushtarake.

“Rusia shfaqi shqetësim për të dhënat (e sigurisë) për С-400 dhe Turqia premton se do t’i mbrojë”, deklaroi Demir për gazetën turke, ndërsa deklaratën e transmeton agjencia ruse e lajmeve Tass.

Muajin e kaluar, senatori amerikan Xhon Tun propozoi ndryshim të ligjit për mbrojtje kombëtare që do t’iu mundësojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të blejnë sisteme С-400 nga Turqia, që, siç bëri të ditur gazeta amerikane “Difen njuz”, do ta tejkalojnë qorrsokakun mes Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me pjesëmarrjen e Turqisë në programin amerikan për prodhimtari të aeroplanëve ushtarakë nga gjenerata e pestë “F-35 Molnja 2”.

Shtëpia e Bardhë në mes të këtij muaji bëri të ditur se vendimi i Turqisë që të blejë sisteme C-400 pengon pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit në projektin për prodhimtari të F-35 ushtarake.

Rusia në shtator të vitit 2017 bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje prej 2,5 miliardë dollarë amerikanë për porosi të sistemit С-400 të Turqisë, ndërsa porosia e parë është bërë në korrik të vitit të kaluar.