Numri i njerëzve që humbën jetën në tërmetin në Izmir ka shkuar në 28. Raportohet se 7 persona tani janë në kujdes intensiv, transmeton tv21.tv.
Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.
Puna ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkimit dhe shpëtimit dhe puna vazhdon në 8 ndërtesat e mbetura./21Media
