Komisioni i Punëve të Jashtme i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) ka dhënë dritë jeshile që Protokolli për Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, të vendoset në axhendën e Parlamentit turk për ratifikim, raporton Anadolu Agency.
Komisioni është mbledhur në kryesim të deputetit të Partisë AK për Stambollin, Volkan Bozkır.
Përveç kësaj në komision janë trajtuar edhe 10 propozim ligje në lidhje me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, prej të cilëve 8 janë miratuar, ndërsa 2 janë shtyrë.
Kujtojmë, se kryetari i TBMM-së Mustafa Şentop gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, theksoi se Protokolli për Anëtarësimin e RMV-së në NATO do të miratohet në maksimum brenda një muaj.
