Turqi: Janë arrestuar 12 pjesëtarë të ISIS-it

TË FUNDIT

Në Turqi sot në aksione të ndara, janë arrestuar së paku 12 të dyshuar si anëtarë të ISIS-it.

Bastisjet u kryen në Ankara , Stamboll , provincën Hatay pranë kufirit me Sirinë dhe krahinën Kirikkale, kanë raportuat agjencitë e lajmeve turke.

Siç thuhet policia po heton edhe për katër të dyshuar tjerë, transmeton AFP.

Autoritetet turke dje kanë bërë të ditur se janë ndaluar 23 shtetas të huaj, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë, që kanë tentuar të kalojnë në Siri në mënyrë që t’iu bashkohen ISIS-it

Në pyetje kanë qenë shtetas të Kinës, Indonezisë, Rusisë dhe Ukrainës.

Turqia muajin e kaluar ka filluar sulmet ajrore kundër ISIS-it në veri të Sirisë dhe kundër separatistëve kurdë në veri të Irakut.