Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi për të moshuar në Pejë.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si një e moshuar rrihet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar.
Aktorja e deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar lidhur me këtë rast, duke e quajtur turp e tmerr atë që ka ndodhur.
“Dhimbje, lot, mall e merzi. Kushedi si ka perfundu ajo gru në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë. Tu i bajte malle fmite? Familjarët? Tu dashte me gjetë qetësi në vitet që i kanë mbetë, ajo gjendet mes flakareshave e t’keshmeve histerike të ‘motrave medicinale’ TURP E TMERR”, ka shkruar Adriana Matoshi në Facebook.
Është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj një të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë aty dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”./21Media
