“Hunter Fish” në Kërçovë organizoi turneun për peshkim në Liqenin e Kërçovës.
Në këtë garë morën pjesë 16 ekipe nga vendi dhe rajoni, duke qëndruar 4 ditë për ta zhvilluar këtë garë.
Peshkatarët të cilët kishin ardhë nga vende të ndryshme ishin të kënaqur dhe të mahnitur nga ky liqen tek i cili zhvillohen gara për herë të parë në nivel rajonal.
Bogo Lubjaçoski është peshkatari më i vjetër në Maqedoni dhe ka marrë pjesë edhe në gara botërore, ai tha se për herë të parë është në këtë liqen dhe është i mahnitur nga kushtet që jep liqeni.
“Unë jam një nga peshkatarët më të vjetër në Maqedoni, pjesëmarrës në shumë gara botërore dhe Evropiane, nuk ka vend që nuk kam qenë.(ngjitje) Për herë të parë jam në këtë liqen dhe jam i befasuar nga organizimi dhe nga kushtet që i jep liqeni dhe më e mira që ne e duam është kualiteti i peshkut që e ka liqeni”, deklaroi Bogo Ljubaçoski – pjesëmarrës në garat botërore.
“Këtu jemi katër ditë, tre natë dhe katër ditë, një garë e shkëlqyer(ngjitje) Kemi qenë një grup i madh, peshkim të bukur, pozicione të mira, liqeni është ashtu siç duhet të jetë dhe në global gjithçka është e shkëlqyeshme”, shprehet peshkatari nga “Urban Karp”.
Çmime morën 3 vendet e para. Vendin e parë e mori Karp Fish e cila kishte arritur që të peshkojë një sasi prej 89 kg peshq. Ndërsa çmim për peshkun më të madh të kapur në këtë garë prej 6 kg e mori ekipi nga Kosova.
“Ekipi i KARP FISH që peshkuan 18 peshq me peshë prej 89 kg e 260 gram”, u shpreh komisioni.
I pranishëm ishte kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari cili duke shpërndarë çmimet që morën këto ekipe tha se si komunë do të bëjnë çmos që ky liqen të ketë një status dhe të zhvillohet.
“Liqeni që ne e kemi këtu si një pasuri nuk ka një status të ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë ju them që bashkë me ju si kryetar, me shoqatën tuaj dhe me gjithë miqtë tuaj që ju rrethojnë do të bëj përpjekjet maksimale që institucionet përkatëse ne këtë rast Elektranat e Maqedonisë dhe Ministria e Bujqësisë, drejtoritë e ujërave të marrin masat konkrete bazuar në ligjet e këtij shteti që ky vend të marrë statusin përkatës”, deklaroi Dehari.
Çmime në këtë garë u ndanë edhe për peshkatarët më të rinj. Organizatori Besmir Elezi tha se do të organizojnë gara çdo vit në këtë liqen sepse liqeni ka kushte të pa parashikueshme.
