Pasi shkarkimit të Goce Sedloskit, FC Shkupi ka gjetur trajner të ri. Klubi nga Çairi sërish ka gjetur trajner nga Turqia. Bëhet fjalë për strategu me përvojë Xhihat Arslan.
Ai është ish-lojtar i një numri të madh klubesh në Turqi, në radhë të parë Galatasaray, Karshiaka, Gaziantep, Kocaeli e shumë të tjera. Në të kaluarën ka drejtuar skuadrat e Kocaelit, Getstepe, Adana, Manisa, Kasimpasha e shumë të tjera dhe ka përvojë ndërkombëtare nga Bosnja, ku së bashku me pronarin aktual të Shkupit, Aydin Olgun, ishin pjesë e Celikut. Skuadra e Zenicës.
Arslan aktualisht do të angazhohet për udhëhequr Shkupin drejt titullit kampion, por kjo do të jetë e vështirë duke parë konkurrentët si Struga dhe Shkëndija.
