Turqia u eliminua nga kualifikimi për Kupën e Botës FIFA 2022 pasi humbi nga Portugalia 3:1 në gjysmëfinalen e plejofit të kualifikimeve evropiane.
Pranë fundit të ndeshjes në stadiumin Dragao të Portos, kur rezultati ishte 2:1, Turqia pati një shans të madh për të barazuar rezultatin pasi iu akordua penallti përmes rishikimit të gjyqtarit ndihmës me video (VAR).
Por lojtari 36-vjeçar, Burak Yılmaz, i cili shënoi edhe golin e parë të Turqinë, gjuajti penalltinë mbi portë dhe nuk arriti të barazojë rezultatin.
Në rrjetet sociale është paraqitur një video nga një tifoz, i cili në momentin e humbjes së penalltisë, nxjerr pistoletën dhe gjuan drejt ekranit.
Лееееее 🫣 pic.twitter.com/ykfXvP7CLx
— Lilith (@Sanjichak_) March 25, 2022
