Turkmenistani pohon se në vend nuk ka raste të Covid-19

TË FUNDIT

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbangulli Berdimuhamedov pohon se në vendin e tij nuk ka raste të koronavirusit, njoftuan sot mediumet lokale.

Deklarata e Berdimuhamedovit është dhënë gjatë hapjes së spitalit të ri për sëmundje infektive.

Ai e përshëndeti “angazhimin e madh” të shtetit gjatë shmangies së virusit, shkruan gazeta shtetërore “Neutralen Turkmenistan”.

“Si rezultat i masave parandaluese të marra deri më tani, asnjë rast i Kovid-19 nuk është regjistruar në vend”, tha Berdimuhamedov.

Turkmenistani dhe Koreja e Veriut janë ndër më pak se dhjetëra vendet në botë që nuk kanë konfirmuar ende një rast të vetëm të koronavirusit. Pjesa tjetër janë shtetet ishuj të Oqeanit Paqësor.