Turistët e parë zbarkojnë në aeroportin e Ohrit/ As koha me shi nuk i ndaloi holandezët t’i fillojnë pushimet në Maqedoni 

TË FUNDIT

Turistët e parë në vend nuk i ndal as shiu.Në aeroportin e Ohrit mëngjesin e sotëm ka mbërritur fluturimi i parë me turist nga Holanda. 180 turistë nga Amsterdami kanë ardhur në Ohër për një pushim shtatë ditor.

 

Holandezët konsiderohen si mysafirë të dashuruar tradicionalisht në Maqedoni, interesimi i tyre për të kaluar verën në brigjet e liqenit të Ohrit po rritet.

 “Po vij për herë të parë, e pashë Maqedoninë dhe mendoj se është një destinacion interesant”

 

 

” Është hera e katërt që vijmë të kalojmë verën në Ohër, jemi shumë të kënaqur me natyrën”

 

 

“Më pëlqen shumë natyra, moti me diell, ushqimi, vera”

 

Statistikat për këtë sezon, tregojnë se tashmë në tremujorin e parë të vitit ka një rritje të numrit të turistëve nga Holanda me 22% krahasuar me vitin 2019, i cili konsiderohet më i miri në turizëm.

 

 

“Shquhen disa destinacione, janë turistë turq, portugezë, serbë, boshnjakë, holandezë, rumunë të cilët kanë rezultate më të mira pozitive në vitin 2023 se në vitin 2019”- tha Ljupço Janevski.

 

 

Këtë vit do të ketë katër fluturime javore nga Holanda dhe dy nga Britania e Madhe në aeroportin e Ohrit.

 

 

“Për momentin, vetëm sot po bëjmë statistika, kemi rreth 10.600 pasagjerë, presim rreth 18.000 dhe nëse rriten kështu, mund të kemi edhe më shumë”- deklaroi Vasko Kocirov, Tur-Operator.

 

 

“Gjatë gjithë këtyre viteve, Maqedonia ka qenë një destinacion veçanërisht interesant për turistët holandezë edhe gjatë periudhës së Covid 19. Sot është fluturimi I parë dhe me mburrje e them se Maqedonia është e bukur dhe shpresoj këtë vit të arrijmë numrat e 2019 që ishte viti më I mirë që kemi pasur”- tha Ariane Kers, Drejtore e Përgjithshme e Agjencive në Holandë.

 

 

Sipas parashikimeve të agjencive, këtë vit nga turizmi priten 3.2 deri në 3.3 milionë fjetje dhe mbi 5 miliardë dollarë hyrje direkte në ekonominë vendase.