Turistët ankohen për çmime të larta në Strugë dhe Ohër! Hotelierët: I kemi çmimet më të lira në rajon

TË FUNDIT

Turistët të cilët pushimet verore po i kalojnë në Strugë dhe Ohër vlerësojnë se çmimet janë të larta duke marr parasysh standardin në vendin tonë.

 “Çmimet janë të larta në bazë të standardit për ju, ndërsa ne jemi vetëm dy javë këtu dhe do të kthehemi pas, ju duhet të mendoni, njerëzit këtu të mendojnë dhe të bëjnë protesta dhe jo të pinë kafe”

 “Edhe në Francë është shtrenjtuar gjithçka, është mirë, çmimet janë pak të larta për të jetuar këtu nuk është aq mirë, duhej të mbetet si 10 vite më parë”

Gastronomët dhe hotelierët mendojnë të kundërtën! Shprehen se Struga dhe Ohri i kanë çmimet më të lira krahasuar me vendet tjera turistike, ndërsa shtojnë se ofertat e tyre janë tejet korrekte.

 “Çmimet mund të themi se i kemi më të lirat se të gjitha shtet tjera rreth nesh, janë më të shtrenjta se vitin e kaluar por nuk janë rritur aq shumë sa janë shtrenjtuar artikujt ushqimor, çmimet e energjisë, me vet rritjen e çmimit të benzinës edhe naftës gjithçka tjetër është shtrenjtuar, produktet ushqimore janë shtrenjtuar shumë, duke marrë parasysh gjithë këtë, mendoj se ne çmimet i kemi shumë korrekte në këtë ofertë që është në moment për Ohrin dhe Strugën”, tha hotelieri Kërste nga Ohri.

Për dallim prej dy viteve të kaluara kur ishte kohë pandemie, këtë vit këto dy qytete turistike në Maqedoni janë të stërmbushura me turistë nga vendi por edhe nga shtete të tjera.