Propozimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshim të Ligjit për shoqatat, për të cilin ka konsensus nga pushteti, do t’i amortizojë problemet ekzistuese me themelimin e klubeve bullgare me emra kontroversë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski. Ai rikujton se ministria është duke përpiluar një ligj të ri për shoqatat, në të cilin do të inkuadrohet edhe zgjidhja e opozitës në qoftë se është e pranueshme.
“Çdo zgjidhje e mirë do të pranohet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për opozitën apo pushtetin. Nëse propozimi është i mirë dhe konstruktiv do të pranohet. Varet se cilat do të jenë ndryshimet, ka amendamente të caktuara, do të duhet të rregullohen në mënyrë më precize dhe të plotësohet zbrazëtia ligjore. Në atë drejtim, do të dihet saktësisht se cili organ çfarë kompetencash do të ketë dhe kur duhet të veprojë.”- deklaroi Nikolla Tupançevski, Ministër I Drejtësisë.
Tupançevski nuk deshi të precizonte nëse ky ligj do të shkaktojë riemërim të klubeve tashmë të formuara bullgare Vanço Mihajllov dhe Car Borisi, siç u parashikua me ndryshimet e propozuara nga VMRO-DPMNE.
“Duke shikuar në aspekt juridik, dispozitat nuk duhet të zbatohen në mënyrë retroaktive, megjithatë nëse konstatohet se ka parregullsi të caktuara ose ndonjë aktivitet që nuk është në përputhje me ligjin, ka edhe institucione të tjera që kanë mundësi për të vepruar. “- tha Nikolla Tupançevski, Ministër I Drejtësisë.
Derisa në vend po hapen klube bullgare me emra të figurave kontrovers, gjithnjë e më të shpeshta janë ofendimet e eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski i cili deklaratën e fundit e dha para hartës së Bullgarisë së madhe. Pastaj me reagim doli MPJ-ja e Maqedonisë ndërsa nga pala bullgare erdhi përgjigje ku ata distancohen nga deklarata e Xhambaskit megjithatë shtuan se provokime ka pasur edhe nga pala maqedonase.
“MPJ përsëriti se absolutisht janë të papranueshme deklaratat publike me të cilat ofendohet ose provokohet pala tjetër. Ata nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të shtetit bullgar dhe përpjekjet që të prezantohen si të tilla, janë të pasakta dhe shenjë e vullnetit të keq. Pa dallim se ka provokime të shumta kundër Bullgarisë, sidomos kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të fundit, gjuha e tillë e konsiderojmë të papranueshme dhe joproduktive.”- thanë nga MPJ e BULLGARISË.
Përndryshe, këto ditë në Blagoevgrad nuk u lejua formimi i klubit maqedonas me emrin Nikolla Vapcarov ndërsa në ndalesën, rilindasin maqedonas e quajti bullgar dhe e mohoi ekzistencën e popullit maqedonas.
