Instituti për Demokraci “Societas Civilis” sot organizoi tryezën me temën “Si debatojnë deputetët në Kuvend”. Penalistët trajtuan nga afër punën e deputeteve në Parlamentin e Maqedonisë, raportet e tyre me gazetarët si dhe shoqërinë civile. Edhe pse tema ishte interesante në tryezë morën pjesë pak mysafirë.
Në këtë tryezë mori pjesë vetëm 1 deputet nga Kuvendi i Maqedonisë nga radhët e LSDM. Siç kanë thënë, deputetët të tjerë kanë munguar për shkak të obligimeve. Panelistët theksuan se në Maqedoni ka një kohë të gjatë që demokracia, veçanërisht debatet në Parlament, janë boshe dhe pa informata komplete. Sipas panelistëve, ka vetëm miratime të ligjeve, seanca me shumë pika të rendit të ditës, e që kalojnë në mënyrë rutinë.
“Maqedonia urgjentisht duhet t’i hapë listat e deputeteve, që qytetaret të zgjedhin jo partitë, por deputetet. Atëherë do të shohim se si deputetet do të vrapojnë në foltore për të arsyetuar votën që e kanë marrë dhe do të luftojnë për një mandat te ri”, tha Arben Zeqiri, gazetar.
“Instituti për Demokraci po ndjek Kuvendin gati 10 muaj. Në tryezë është biseduar edhe për sistemin zgjedhor në Maqedoni, kurse panelistët thanë se nëse shkohet me një njësi zgjedhore, fillimisht do të kemi ndarje të minoriteteve dhe grupeve të caktuara shoqërore nga lista apo koalicionet më të zgjeruara ku mbahen peng aktualisht, ndërkohë që do të ketë parlament me grupe me të vogla politike”, thonë përfaqësuesit e këtij Instituti.
