Trupi i gruas italiane gjendet i ulur në karrige, dy vjet pas vdekjes

TË FUNDIT

Trupi i një gruaje 70-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj në veri të Italisë, dy vjet pasi kishte vdekur.

Marinella Beretta ka jetuar e vetme afër liqenit Como në Lombardi. Trupi i saj i dekompozuar është zbuluar nga brigada e zjarrfikësve të Comos, pasi ishin njoftuar se një pemë ishte rrëzuar në kopshtin e saj.

Trupi i Barettas është gjetur i ulur në karrige, në dhomën e ndejës së shtëpisë së saj.

Policia italiane i ka thënë CNN-it se shkaku i vdekjes së Barettas është i panjohur, mirëpo tashmë është konfirmuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, bazuar në nivelin e dekompozimit të trupit të gruas.

Asnjë familjar i saj nuk është lajmëruar, derisa policia po heton nëse ka ndonjë të gjallë nga familja e saj.

Trupi i të ndjerës është dërguar në morg derisa nuk është caktuar ende data e varrimit.

Foto: Ilustrim