Trupat e tre burrave u gjetën të premten në Bucha, qytetin afër Kievit, që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse.
“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat u mbulonin sytë dhe disave u ishte mbyll goja. Ka gjurmë torture në kufoma”, ka thënë policia rajonale e Kievit në një deklaratë.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.
Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.
Ukraina po kërkon 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha.
