Trumpi thotë se ishin afër një marrëveshjeje me Iranin

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve të hënën në mbrëmje se SHBA-ja dhe Irani ndodheshin në “fazat e  fundit” të një marrëveshjeje që “nuk do të lejojë asnjë mënyrë, formë apo rrethanë armë bërthamore”.

Presidenti ka bërë deklarata të ngjashme për afrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve në periudha të ndryshme të konfliktit që nga armëpushimi i prillit.

Duke folur me gazetarët në Aeroportin JFK në New York, Trumpi tha se kjo do të ishte “një marrëveshje shumë e mirë që nuk do të lejojë në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë armë bërthamore”.

“Dhe Ngushtica do të hapet menjëherë, ata do ta hapin menjëherë pas nënshkrimit, i cili mund të ndodhë brenda dy ose tre ditësh,” tha ai.

Presidenti tha se Irani dhe Izraeli kishin rënë dakord të ndalonin luftimet dhe “ta mbyllnin këtë çështje” pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “iu kundërpërgjigj” Iranit pas sulmeve të së dielës.

“Ata do ta lënë njëri-tjetrin të qetë për një javë apo diçka të tillë,” tha ai.