Trumpi e pranon! Thotë se ka autorizuar CIA-në të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar një raport se ai kishte autorizoi CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës, duke shkaktuar zemërim tek udhëheqësit e vendit të Amerikës së Jugut.

Forcat amerikane kanë kryer tashmë të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 27 persona. Ekspertët e të drejtave të njeriut të emëruar nga OKB-ja i kanë përshkruar sulmet si “ekzekutime të paautorizuara”.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Trumpi ka thënë se SHBA-ja “po shqyrtonte terrenin” ndërsa po planifikonte sulme të mëtejshme ndaj karteleve të drogës në rajon.

Nicolas Maduro, legjitimiteti i të cilit si president i Venezuelës është kontestuar ndërkombëtarisht pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar, ka bërë thirrje për paqe me SHBA-në.

Sipas New York Times, autorizimi i Trumpit i lejon CIA-s të kryejë operacione në Venezuelë në mënyrë të njëanshme ose si pjesë e çdo aktiviteti më të gjerë ushtarak amerikan.

Mbetet e panjohur nëse CIA po planifikon operacione në Venezuelë, apo nëse këto plane po mbahen si të paparashikuara, por agjencia e spiunazhit ka një histori të gjatë aktivitetesh në Amerikën e Jugut.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të mërkurën së bashku me drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, Trumpi është pyetur në lidhje me raportin e New York Times.

“Pse e autorizuat CIA-n të hynte në Venezuelë?” pyeti një gazetar.

“Unë autorizova për dy arsye në të vërtetë”, ka thënë Trumpi duke shënuar një pranim shumë të pazakontë nga një udhëheqës i SHBA-së, në lidhje me një organizatë inteligjence, aktivitetet e së cilës zakonisht mbahen të fshehura.

“E para, ata (Venezuela) i kanë zbrazur burgjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe gjëja tjetër është droga. Ne kemi shumë drogë që vjen nga Venezuela, dhe shumë drogë venezueliane vjen përmes detit, kështu që mund ta shihni këtë, por ne do t’i ndalojmë ata edhe nga toka”, ka shtuar ai.