Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në Londër, pas një takimi zyrtar ku u arritën disa marrëveshje të rëndësishme në fushat e tregtisë, teknologjisë dhe mbrojtjes. Kjo është vizita e dytë zyrtare e Presidentit Trump në Britani, dhe u shoqërua me një pritje madhështore nga familja mbretërore, e cila u zhvillua një ditë më parë, më 17 shtator.
Në fjalën e tij gjatë konferencës, Presidenti Trump shprehu mirënjohjen për mikpritjen që ai dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, morën nga autoritetet britanike dhe veçanërisht nga familja mbretërore. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë dhe se ky partneritet ka sjellë rezultate konkrete.
Presidenti Trump njoftoi gjithashtu nënshkrimin e një marrëveshjeje të re tregtare dhe teknologjike, të cilën e cilësoi si “historike” dhe “revolucionare”. Në përfundim, Trump falënderoi Britaninë për angazhimin e saj në mbrojtje dhe rritjen e kontributit ndaj NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë global
“SHBA-të janë thellësisht mirënjohës për mikpritjen tuaj në këtë vend të mrekullueshëm. Jemi shumë falënderues për mikpritjen që na u bë ditën e djeshme, nga familja mbretërore. Nuk do e harrojmë kurrë. Marrëdhëniet tona janë më të mira që mund të kenë dy vendet. Kemi pasur marrëdhënie mes yjeve tanë që janë rritur në tokën tuaj, jemi të lumtur për këtë marrëdhënie. Kjo është arsyeja se përse Britani e madhe ishte vendi i parë që arritëm një marrëveshje tregtare. Sapo kemi nënshkruar një marrëveshje historike, për atë që do të jetë një revolucion teknologjik që do të dominojë vendin. Bëhet fjalë për më shumë se 350 milionë dollarë për këtë marrëveshje. Kemi parë që gjatë muajve të fundit kemi shkuar lart e më lart. Ata kanë bërë të paktën një trilion në gjithë mandatin e tyre, kurse ne kemi arritur që të bëjmë 18 trilion në 8 muaj. Ky është rekord. Mezi po presim që të dëgjojmë lajme të dëgjuara. Dua të falënderoj Britaninë që vendosi të shpenzojë 5% buxhetit të brendshëm bruto për NATO-n. Kemi mbyllur 7 luftëra”, tha Presidenti Trump.