Janë ndarë subvencione në mënyrë të paligjshme nga ana e ish ministrit të bujqësisë, Lupço Nikollovski, akuzoi ministri aktual, Cvetan Tripunovski. Thotë se Nikollovski i ka dhënë subvencione dy kompanive të cilat i kanë marrë subvencionet, nuk kanë pagur qira dhe nuk e kanë përpunuar tokën bujqësore.
“Subjekti juridik AR Eksport nga Strumica ka shfrytëzuar marrëveshje për tokë bujqësore, nuk ka paguar qira për të njëjtën, nuk e ka punuar, ndërsa në kundërshtim me ligjin ka shfrytëzuar subvencione nga shteti me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Pikërisht për shkak se MBPEU vite më parë nuk ka reaguar për shkeljen e tillë të procedurave parashtrohet pyetja nëse qëllimisht i është lejuar personit juridik që të dëmtojë buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për më shumë se 2 milionë euro”, tha Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.
Në lidhje me akuzat reagoi ish ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski i cili deklaratën e Tripunovskit e vlerësoi se teatër para opinionit që të maskohet paaftësia e qeverisë. Nikollovski i thirri institucionet kompetente që të veprojnë mbi të gjitha pikat e konferencës së sotme për shtyp.
“Nëse konstatohet se një objekt i caktuar ka marrë subvencione, i thërras institucionet që të fillojnë procedurë për kthimin e mjeteve të paguara dhe të ngrenë procedurë para organeve kompetente, dhe nëse MBPEU ka caktuar parregullsi në respektimin e obligimeve të dakorduara për tokë, kjo është bazë për prishjen e të njëjtave dhe pres epilog në atë drejtim. Qytetarët nuk duan teatër dhe konstruksione. Prodhuesit presin çmime të denja për produktet e tyre bujqësore”, u shpreh Lupço Nikollovski.
Nikollovski njëkohësisht tha se në ministri ka mbi 11.000 marrëveshje për marrje me qira të tokave dhe asnjë ministër nuk mund të dijë se çfarë po ndodh me secilën nga këto marrëveshje për menaxhimin e të cilave obligimin e kanë njësitë organizative.
