Trifun Kostovski për falimentimin e Eurostandard! “Ky është skenar i menduar, nëse falimentoj do ta padis shtetin dhe Bankën Popullore”

Must Read

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse...
- Advertisement -

Ky skenar është përpiluar muaj me radhë me të cilin familja Kostovski e humbi renomenë dhe rreth 70 milion euro, deklaroi biznesmeni Trifun Kostovski, pas falimentimit të Bankës Eurostandard. Ai e akuzoi Bankën popullore dhe udhëheqësinë më të ngushtë të Këshillit udhëheqës të bankës, në krye me Nikollçe Petkovski se janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë në realizimin e këtij skenari, ndërsa tha se edhe persona të caktuar kanë qenë të informuar që në kohë të tërheqin mjetet. Edhe pse kishte spekulime të caktuara se Ministrja e financave i ka tërhequr të hollat, Kostovski tha se nuk e përfshijnë atë për shkak se ajo është kliente e vjetër e bankës.

“Ky skenar është bërë me me radhë që askush mos të di asgjë. Vetëm të afërt të atyre qarqeve në Bankën Popullore, në kohë janë informuar që t’i tërheqin paratë për shkak se kjo do t’i ndodh bankës Eurostandard” deklaroi Trifun Kostovski aksioneri më i madh i “Eurostandard Bank”.

- Advertisement -

Kostovski tha se ka pasur partner të interesuar për bankën, por edhe pse Banka popullore këtë e ka ditur, megjithatë ka shpallur falimentim të bankës. Njëherit nuk ka bërë asgjë që banka të dalë nga kriza.

“Edhe në Ligjin për Bankën Popullore ekzistojnë pjesë dhe në çfarë situatash Banka popullore mund të ndihmojë bankat konkrete për dalje nga situata e krizës. Gjë që Banka Popullore nuk e ka bërë. Kishim partner potencial i cili ndoshta ka harxhuar 100 mijë euro me qëllim që të bëjë shqyrtim të detajuar të bankës për ta ndërmarrë” tha Kostovski.

- Advertisement -

Kostovski në konferencën e sotme për media së bashku me djalin e tij paralajmëroi se nëse pranohet falimentimi i bankës, ata drejtësi do të kërkojnë në gjykatat ndërkombëtare, ndërsa nëse marrin dëmshpërblim paralajmëruan se do tua transferojnë mjetet klientëve të dëmtuar.

“Vendimi ynë është që nëse pranohet falimentimi dhe hyn në fuqi do të ndërmerren masa konkrete rigoroze për paditjen e Republikës së Maqedonisë dhe Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë për dëmin që na është shkaktuar neve aksionarëve dhe komitentëve të bankës” deklaroi Trifun Kostovski.

- Advertisement -

Guvernatorja  e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, ishte në bisedë te shefi i shtetit, Stevo Pendarovski ku janë pajtuar se të gjithë institucionet kompetente duhet të bëjnë përpjekje maksimale për dëmshpërblimin e klientëve. Pendarovski në këtë takim ka shprehur se pret që edhe më tutje sistemi bankar të jetë stabil./TV21

- Advertisement -

LAJME 18:30

#21LiveNews

#21LiveNews 18:30 Lajmet në gjuhën shqipe | 01.10.2020

Posted by TV21 on Thursday, October 1, 2020

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator më të mirë janë gjendja...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse nga ministria i kanë lejuar...

Zekiri akuzon Ademin për neglizhencë, Ademi e quan provokator kujdestar ndaj BDI-së

https://youtu.be/WCkkVyQscwo “Ministria e Arsimit e mandatit të kaluar neglizhoi përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor,...

Shkollat që rrezikojnë jetën e nxënësve, 2 objekte mësimore në periferi të Kërçovës para shembjes

https://youtu.be/18pCx6nnUMY Objekt i vjetër dhe i shkatërruar. Pa kushte elementare për mësim, me banka...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -