Tri vetura dhe një dyqan i djegur – Kumanova në ankth pas su’lmeve vandale

TË FUNDIT

Katër zjarrvënie brenda një ore ndodhën mbrëmë në Kumanovë. Ndërmjet orës 3-4 të mëngjesit, u dogjën tri vetura dhe një dyqan. Sipas informacioneve, i pari është djegur lokali afarist dhe këshilltarit komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi. Ky nuk deshi të prononcohet për media vetëm se tha se vandalizmi nuk duhet të merr konotacion politik. Sipas SPB-KU, të gjitha objektet janë djegur me shishe benzine dhe janë siguruar pamje të kamerave të tjera vetëm nga lëvizja prej një lokacioni deri tek tjetri, ku ka kapur dy persona të dyshimtë me kapela.

“Informacionet e para të policisë tregojnë se në këtë lokalitet ku ka ndodhur zjarrvënia e qëllimshme mbrëmë, tregojnë se është përdorur një pajisje bllokator për kamerat e sigurisë, të cilat nuk kanë filmuar asgjë gjatë aktit të vandalizmit, por pastaj tek kanë filluar të filmojnë dhe si rrjedhojë nuk ka prova të filmuara nga vendngjarja.”

Nga SPB-KU thonë se prokurori kujdestar dolën në katër vendngjarjet, të cilat nuk janë larg njëra-tjetrës dhe ka siguruar prova materiale. Sipas tyre, dyshimet janë të autorëve të njëjtë, por hetimet vazhdojnë.

“Në SPB Kumanovë është raportuar se një objekt afarist në rrugën “11 Tetori” në pronësi të M.J. nga Kumanova. Gjithashtu është raportuar se janë djegur tre vetura të pasagjerëve në rrugët “Trieste”, “Vardarska” dhe “Nikola Vaptsarov” në Kumanovë, si dhe mjeti motorik i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës në pronësi të XH.B. “Audi” me shenja regjistrimi Kumanovë, pronë e A.E. dhe një veturë motorike “Audi” me targa të Kumanovës, pronë e M.Sh”, tha Ivana Mlladenovska

Në lagjen e prokurorit republikan Xhelal Bajrami, fqinjët tregojnë se si i kanë parë flakën. Vetura e tij u bë shkrumb e hi. Dhe u hoq nga lokaliteti. Në vendngjarje nuk ka pasur kamera të sigurisë.

“Ora 3,20 e natës na doli gjumi se dëgjohej që diçka pëlciste, pastaj ne flemë poshtë dhe shihej drita e zjarrit nga dritarja. Burri u zgjua dhe shkoj se po digjej vetura e fqinjit, filloi me zorrë nga çezma ta fikim. Unë thirra zjarrfikësit, nuk më hapën telefoni dhe morëm policinë 112”, dejkaroi Liljana Ivanovska

Kjo veturë, mbetet akoma gjysmë e djegur para shtëpisë. Policia pas kryerjes së ekspertizës nuk ka marr asnjërën nga automjetet. Ndërsa rreziku më i madh ishte në lagjen Dardania, ku makina e parkuar afër shtëpisë ka marr flakë në rrezik për tu djegur edhe shtëpia ku flinin të gjithë familjarët.

-“Personalisht na si familje nuk kemi problem me askënd, dikujt i kemi ndihmuar por mi bë dëm askujt. As popullit shqitur e as të tjerëve nuk i kemi bë dëm. Na treguan inspektorët se ka pasur edhe raste tjera”, tha Vaid Shahini .
-A njiheni me ata persona?
Jo jemi bashkëvendës nuk kemi lidhej të forta familjare apo partiake nuk jemi”, u shpreh Shahini.

Zëvendësministri i MPB-së Astrit Iseni, nuk u prononcua për media, por reagoi në facebook, se ka indikacione që në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të caktuara kriminele. Përmes celularit, prokurori republikan Xhehal Bajrami tha se nuk dyshon në ndonjë hakmarrje dhe se nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd. Ai i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin, të cilin nuk i bën asnjë lidhshmëri të incidenteve ndëretnike që ndodhën së fundmi.